Gruaja përdhunohet në mes të rrugës, kalimtarët e filmojnë
Një grua u përdhunua nga një burrë i dehur në mes të ditës në Visakhapatnam të Indisë, ndërsa kalimtarët e filmonin në vend që ta ndihmonin.
The Independent
raporton se dhjetëra kalimtarë vetëm sa filmuan ngjarjen, në vend që të ndihmonin gruan.
Policia tha se i akuzuari, i identifikuar si Ganji Siva, u arrestua pasi një shofer triçikli u dërgoi atyre një video të krimit.
23-vjeçari u paraqit para gjykatës të hënën dhe iu dha dy javë paraburgim.
Gruaja 43-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dy ditë para sulmit pas një zënke në familje dhe nuk kishte ngrënë asgjë gjatë atyre ditëve, gjë që e bënte të pamundur fizikisht për të thirrur për ndihmë.
Videoja e dërguar në polici tregon se si kalimtarët shohin ngjarjen dhe nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të ndihmuar 43-vjeçaren.
Gruaja u dërgua në një spital lokal për kujdes mjekësor.
/tvklan.al