Gruaja përplaset për vdekje, shoferi largohet
Një tjetër viktimë nga aksidentet. Sipas policisë një këmbësore është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë, në Tapizë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30.
Policia thotë se një një mjet i paidentifikuar, pasi ka përplasur gruan, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është rreth 1.65 cm e gjatë dhe me flokë të gjata, ngjyrë kafe. Policia thotë se ka të veshur një xhaketë kadife ngjyrë kafe, streçe të zeza, fustan të zi me pika të bardha dhe këpucë gome.
Nga tiparet fizike dyshohet se është rreth 55 vjeçe. Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimës si dhe drejtuesin e makinës. /tvklan.al