Gruaja rrëfen takimin me Jezusin
Një grua pretendon se ka parë Jezusin teksa ndodhej në shtratin e vdekjes, për shkak të një shtatzënie jashtë mitre.
Pacientja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, sipas“The Sun”
tha se i thërriti Jezusit dhe iu lut që të mos e linte fëmijën e saj të vdiste kur ndodhej në spital. Ishte pas këtij momenti, sipas saj, kur pa një dritë të madhe në cep të dhomës, ku shfaqej silueta e një mashkulli.“Ndjeva se po vdisja”,
shprehet ajo në një video të postuar në Facebook.“Ndjeva vdekjen. Ndjeva se po e lija trupin, isha gati për të vdekur dhe mendova “OK” kaq ishte”.
Ajo u la vetëm për pak momente nga stafi i spitalit dhe sipas saj, ishte pikërisht ky momenti kur u takua me djalin e Zotit.“Pashë një dritë të madhe e të shndrritshme. Nuk ia shihja dot fytyrën, por mund të shihja duart e këmbët dhe kokën. Po vinte drejt meje dhe u ndjeva vërtetë e frikësuar”.
Mjekët i thanë gruas se kishte më pak se 4 minuta jetë dhe ishte në këtë moment asaj iu shfaq Jezusi. Ajo u dërgua më pas në sallën e operacionit, ku dhe arriti të mbijetonte. Ndërsa bebja e saj, fatkeqësisht kishte vdekur më parë./tvklan.al