Gruaja shkon për ekografi, zbulon një makinë
Një histori me shumë humor është postuar nga një përdorues i një rrjetit social reddit.com, i cili ka ndarë për miqtë e tij, një ekografi të gruas së tij shtatzënë.
I njohur me adresën Brewhaus3223, burri shkruan se ai dhe gruaja e tij shkuan për të bërë një ekografi në javën e 24-të.
Por ndryshe nga sa jemi mësuar, forma që bebi kishte marrë në ato momente, ngjasonte më shumë me një makinë, sesa me një fetus.
Batuta e babait ishte se bebja e tij ngjante shumë me një makinë sportive, ndërsa batutat e një prej miqve ishte edhe më me fantazi. “The Fast and the Fetus”, e ka ky i fundit./tvklan.al