Gruaja shqiptare vdes në Itali, vajza: Mjekët erdhën me vonesë


Gruaja shqiptare vdes në Itali, vajza: Mjekët erdhën me vonesë

11:46 02/01/2017

Një grua shqiptare, 66-vjeçe, ka gjetur vdekjen në Maniago, Itali. Sipas mediave italiane Liri Spiri ka ndërruar jetë të premten e kaluar, ndërsa familjarët e saj kanë ngritur padi për mjekët e spitalit.

Vajza e të ndierës, Ariana, akuzon se ambulanca është vonuar dhe se mjekët kishin neglizhuar thirrjen e saj në urgjencë për ndihmë.

Sipas mediave italiane gruaja shqiptare u godit nga një atak kardiak të premten e kaluar (23 dhjetor 2016), rreth orës 17:30.

Ariana ka thënë për mediat italiane se kishte njoftuar urgjencën rreh orës 16:50. Sipas saj personeli mjekësor i kishte thënë se e ëma nuk kishte ndonjë gjë të madhe, por vetëm simptomat e gripit.

Mami kishte një temperaturë të lartë, por shqetësimi kryesor ishte se ajo kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Pak para orës 17:00 unë kamë telefonuar urgjencën. Kërkova një mjek të përgjithshëm por ai ishte pushim, për shkak të Krishtlindjeve. Ambulanca erdhi 15 minuta më vonë, por mami im u përkeqësua

”, ka thënë Ariana.

Pasi kanë mbërritur në spital, vajza e 66-vjeçares ka thënë se rreth orës 18:15 e kishin informuar se e ëma kishte ndërruar jetë.

Vajza e Liri Spirit i ka kërkuar prokurorit që të hetojnë nëse janë përmbushur të gjitha protokollet e emergjencës./tvklan.al






Të ngjashme