Gruaja sulm kamikaz pranë një xhamie në Turqi
Një sulm kamikaz ka ndodhur në Bursa, një qytet në pjesën perëndimore të Turqisë.
Si pasojë e shpërthimit 1 person ka mbetur i vrarë dhe 10 të jetë janë plagosur, shkruajnë mediat lokale, Sulmi është kryer pranë xhamisë se qytetit, që i përket shekullit të 14-të dhe që është dhe një prej simboleve të Bursës. Autoritet vendase, kanë thënë se dyshohet që personi që ka hedhur veten në erë, ka qenë një femër. Turqia kohët e fundit është goditur nga një valë e sulmeve kamikaze, që janë marrë përsipër si nga Shteti Islamik, ashtu dhe nga militantët kurdë. Ditën e martë, autoritetet amerikane paralajmëruan se kishin “tregues të bësueshëm” për sulme terroriste në zonat turistike të këtij vendi./tvklan.al