Gruaja tregon si u hakmorr ndaj vajzës që i mori të dashurin
Tradhtia është gjithmonë e dhimbshme në raportin në çift. Por një grua ka mundur që ta kapërcejë një situatë të tillë, madje ka marrë hak. Jade Purvis nga Skocia ka treguar se si u hakmorr ndaj vajzës që i mori të dashurin.
Ajo ka ndarë me 60 mijë ndjekësit e saj në TikTok se si u bashkua me të fejuarin e vajzës që i mori të dashurin.
Jade zbuloi tradhtinë e të dashurit dhe mësoi se ai ishte njohur me një grua në Facebook me të cilën kishte marrëdhënie seksuale 5-vjeçare. Këtë informacion ajo e ndau me të fejuarin e vajzës e cila i kishte marrë të dashurin.
Të dy u takuan dhe vendosën të hakmerreshin ndaj partnerëve të tyre. Por që prej asaj kohe ata ranë në dashuri me njëri-tjetrin dhe sot janë të martuar.
Jade tregon se fillimisht kishte vendosur kontakt në rrjetet sociale me gruan që e tradhtonte i dashuri i saj dhe krijoi miqësi me të.
Ndërkohë që gjatë kësaj kohe, Jade bisedonte edhe me të fejuarin e gruas që i kishte marrë të dashurin, pasi të dy kishin rënë dakord të hakmerreshin.
Pas disa kohësh, Jade i tha asaj se ka fjetur me të fejuarin e saj, duke marrë hak në këtë mënyrë për tradhtinë e tyre.
Ndjekët e TikTok ishin të kënaqur nga kjo histori dhe thanë se në fund triumfoi Jade. Ajo dhe partneri i saj i ri janë prej 4 vitesh të martuar. /tvklan.al