Gruaja vdes tragjikisht gjatë punës në fabrikë
Një grua ruse thuhet se është përvëluar e gjallë pasi përfundoi në një enë gjigante me karamele të nxehtë, ndërkohë që po pastronte.
The Independent
raporton se 36-vjeçarja Natalia Nemets ishte brenda mikserit në fabrikën e ëmbëlsirave, kur lëngu filloi të përhapej brenda në enë.
Kolegët e saj të punës thonë se nuk ishin në gjendje të ndihmonin gruan, e cila ishte nënë e një fëmije, pasi ajo ra në enë.
“Ajo nuk qau, asnjë zhurmë tjetër nuk u dëgjua. Pasi karameli u hoq nga ena gjigante vetëm atëherë doli edhe trupi i saj”,
tha njëri nga kolegët për gazetën lokale Komsomolskaya Pravda.
Karameli gjatë zierjes arrin në temperaturën e vlimit të ujit. Arsyet e djegies për së gjalli e Natalia Nemets po hetohet nga komisioni i punës.
/tvklan.al