Gruaja vret burrin me sëpate në gjumë, 35-vjeçarja vetëdorëzohet në polici
Priti sa bashkëshorti i saj të binte për të fjetur për ta vrarë më pas me sëpatë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të natës në fshatin Barbullush të Shkodrës.
35-vjeçarja Mirela Buzalli qëlloi për vdekje burrin e saj Shkëlzen Buzalli 45 vjeç dhe më pas u dorëzua në Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës. Çifti jetonte në këtë banesë dhe sipas banorëve nuk kishte shfaqur probleme.
Policia konfirmoi se viktima ka qenë në gjumë kur u qëllua me sëpatë nga bashkëshortja e tij.
Gjatë marrjes në pyetje 35-vjeçarja pranoi autorësinë e krimit, por nga tronditja nuk dha më shumë detaje rreth motiveve që e çuan të vrasë bashkëshortin e saj. Policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinjët për të hedhur më shumë dritë mbi të kaluarën e çiftit.
Tv Klan