Gruaja vret të dashurën e burrit dhe më pas veten

(Jennair Gerardot 48 vjeç dhe Meredith Chapman 33 vjeç)

Gruaja vret të dashurën e burrit dhe më pas veten

11:30 26/04/2018

Një ish-kandidate politike u qëllua për vdekje nga gruaja e të dashurit të saj në Filadelfia. Ngjarja e cila shokoi mbarë opinion publik ndodhi mbrëmjen e së hënës, shkruan BBC.  

Jennair Gerardot, 48 vjeç, hyri në shtëpinë e Meredith Chapman, 33 vjeç, dhe e priti atë në kuzhinë deri sa ajo u kthyer në banesë.

Hetuesit thonë se Gerardot kishte vënë një maske. Ajo i dërgoi një tekst burrit të saj duke zbuluar planin e saj të hakmarrjes. Pasi qëlloi me pistoletë ndaj Meredith Chapman, Gerardot qëlloi edhe mbi veten. Të dyja gratë ishin të vdekura kur policia shkoi në vendngjarje.

Detektivët thanë se trupi i Gerardot u gjet në kuzhinë, jo shumë larg Chapman. Policia gjeti dhe dy plumba në vendngjarje. Zyrtarët gjetën bashkëshortin e Jennair Gerardot, Mark Gerardot, i cili po rrinte jashtë shtëpisë ku ndodhi ngjarja tragjike.

Pasi lexoi tekstet shqetësuese që i kishte shkruar bashkëshortja e tij Gerardot, ai i tha policisë: “Gruaja ime mund të jetë brenda”.

Ai kishte lënë një takim me të dashurën e tij Meredith Chapman për darkë atë mbrëmje, por u shqetësua kur ajo nuk erdhi në takim, tha ai për hetuesit.

Policia tha se Gerardot ishte “duke pritur” për viktimën e saj.

/tvklan.al






Të ngjashme