Gruas i ndodh diçka e tmershme teksa darkonte në restorantin luksoz
Një darkë mes miqsh është kthyer në një situatë tepër të neveritshme.
24 miq po darkonin në restorantin luksoz "Smiths of Smithfield" në Londër, kur një mysafir i paftuar, mi, ra nga tavani mbi kokën e një gruaje. Pas këtij incidenti u bë një rrëmujë e tmerrshme mes të pranishmëve në restorant. Grupi prej 24 personash të cilët po darkonin me gruan janë ankuar tek stafi i restorantit rreth këtij incidenti, dhe nga frika se vendi ishte i mbushur me minj dhe se ushqimi mund të ishte i ndotur. Restoranti nga ana tjetër e ka cilësuar këtë si “incident të izoluar” pa e ditur shkakun se nga ka ardhur ky mi. Për këtë incident, grupit nuk u janë marrë 450 pound të cilat duhej t’i paguanin për ushimin dhe pijet e konsumuara.“Mbeta e shokuar dhe e bezdisur, megjithëse nuk frikësohem nga minjtë. Por, u tejkalua momenti që uroj të mos më ndodhë më kurrë”,
ka thënë gruaja për “The Sun.”/tvklan.al