Gruevski 11 orë në gjykatë


Gruevski 11 orë në gjykatë

08:19 11/04/2018

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski për 11 orë ka dëgjuar “bombat” e përgjimeve. Ai kishte hyrë në gjykatë në orën 9:30  të ditës së martë dhe ka dalë në mbrëmje. Në seancë janë dëgjuar materialet e përgjimeve që kanë të bëjnë me rastin “Tanku” që ka të bëjë me blerjen e Benzit 600 mijë euro gjatë qeverisjes së tij.

Avokati i tij, Shterjo Zikov ka theksuar se në praktikën e gjyqësisë në Maqedoni deri tani nuk ka pasur seancë të tillë maratonike. Sipas tij me këtë po bëhet presion ndaj të akuzuarve dhe mbrojtjes së tyre. (INA)






Të ngjashme