Gruevski dhe opozita mund të barazohen me mandate


Gruevski dhe opozita mund të barazohen me mandate

20:33 20/12/2016

Gjykata Administrative në Maqedoni miratoi vendimin, sipas të cilit do të përsëriten votimet në një vendvotim në njësinë e gjashtë zgjedhore në Tearcë.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev para miratimit të vendimit u shpreh se Gjykata Administrative duhet të bëjë punën e saj pa presione dhe ndikime nga jashtë.

Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së:

Unë jam i detyruar si një prej palëve politike që përfaqësoj të kërkoj që institucionet të mbarojnë punën e tyre. Si do të vendosin ato, ajo është e drejtë e tyre në bazë të ligjit. Ky është proces që duhet të përfundojë me procedura të ndërsjella KSHZ – Gjykatë Administrative.

Rivotimi në vendvotimin në Tearcë mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, dhe të barazojë në 50 me 50 mandatet e VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, duke bërë edhe me të vështirë formimin e qeverisë së re./ TV KLAN






Të ngjashme