Gruevski në burg brenda 8 Nëntorit


Gruevski në burg brenda 8 Nëntorit

15:39 26/10/2018

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski duhet të paraqitet në burg brenda datës 8 Nëntor.

Atij i duhet të vuajë dënimin me 2 vite burg i shpallur fajtor për abuzim me detyrën për tenderin e blerjes së një autoveture luksoze Mercedes kur ishte kryeministër.

Gjykata Penale paraqiti sot një akt udhëzues, ndaj ish-kryeministrit i cili sipas mediave maqedonase nuk ka një adresë të saktë vendbanimi.

Gruevski u paraqit në gjykatë gjatë paradites për një rastin tjetër korruptiv nën gjykim “Trajektorja”.

Tv Klan






Të ngjashme