Grumbullimi i armëve në Berat – (2 Nëntor 1999)


Grumbullimi i armëve në Berat – (2 Nëntor 1999)

13:25 02/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Grumbullohet një arsenal i madh armësh në një fshat të rrethit të Beratit. Forcat e Policisë së Komisariatit të Beratit në bashkëpunim me kolegët e tyre të policisë ushtarake kanë grumbulluar në fshatin Molishtë dje paradite një arsenal armësh të ndryshme, të cilat janë rrëmbyer nga depot e ushtrisë shqiptare gjatë trazirave të muajve Mars-Qershor te vitit 1997.

Sipas burimeve policore nga Komisariati i qytetit të Beratit armatimi i grumbulluar është regjistruar dhe më pas magazinuar nga forcat e policisë ushtarake, të cilat morën pjesë në këtë aksion. Grumbullimi i armatimit i rrëmbyer nga depot e ushtrisë shqiptare në vitin ’97 është një problem që po has në shumë vështirësi ku kërkohen fonde dhe forca të posaçme për të kryer çarmatimin total të popullsisë.

Madje dhe programe të ndryshme të iniciuara nga organizma ndërkombëtare për këtë çështje funksionojnë në rrethe të veçanta të vendit në një kohë kur edhe legjislacioni shqiptar i miratuar për këtë problem ende nuk ka gjetur mënyrën më efikase për të eleminuar mbi 600 mijë armë nga duart e popullsisë./tvklan.al






Të ngjashme