Grupet parlamentare (21 tetor 1998)


Grupet parlamentare (21 tetor 1998)

15:42 21/10/1998

Pamje nga mbledhja e Kryesisë së Parlamentit me komisionin kushtetues dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

 

Presidenti do të zgjidhet me tre të pestën e votave të deputeteve në pesë raunde votimesh. Nëse ky Parlament nuk e zgjedh Presidentin kjo e drejtë i lihet Parlamentit pasardhës. Ky ka qenë kompromisi për nenin e projektkushtetutës që ka të bëje me zgjedhjen e Presidentit i arritur sot në mbledhjen e kryesisë së Parlamentit. Përsa i përket zgjedhjes së kryeministrit, Projektkushtetuta i jep të drejtën Presidentit të zhvilloje dy raunde negociatash me partitë politike.

 

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme