Grupi i PS debate për kandidaturën e Presidentit për KLSH
Seanca e sotme plenare ka nisur me afro 1 orë me vonesë. Arsye është bërë mbledhja e grupit parlamentar socialist.
Për 60 minuta në sallën e kuvendit, deputetët e shumicës kanë debatuar ashpër për miratimin e kandidaturës së Presidentit për kreun e KLSH nga ana e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.
Zv/kryeministri Erjon Braçe si dhe deputetët Bashkim Fino dhe Spartak Braho kanë qenë kundër kandidaturës së Arben Shehut.
Pavarësisht zërave kundra të 3 përfaqësuesve të saj, grupi parlamentar socialist ka marrë vendimin politik për ta miratuar kandidatin e Presidentit.
Por votimi për të do të jetë në seancën e ardhshme plenare. Shehu është kandidati i 4 i dekretuar nga kreu i shtetit për kreun e KLSH. Vitore Tusha, Bahri Shaqiri dhe Petraq Milo u rrëzuan nga shumica në harkun e afro 2 viteve.
Tv Klan