Grupi i PS i kërkon kryeministrit Meta shpjegime për ndryshimet në qeveri – (14 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Grupi parlamentar socialist, i ka kërkuar kryeministrit Ilir Meta, të jap shpjegime përpara deputetëve të mazhorancës, për shkaqet e largimit nga detyra të ministrave Poçi e Zela, si dhe për emërimet e reja në krye të Ministrisë së Rendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo kërkesë u mbështet nga një grup deputetësh dhe nga vetë kryetari i grupit parlamentar Arben Malaj.
Sipas këtyre deputetëve edhe në rastet e tjera të ndryshimeve qeveritare, kryeministri duhet të shpjegonte më parë, arsyet e lëvizjeve në grupin parlamentar socialist. Grupi parlamentar i mazhorancës, ka hedhur poshtë edhe propozimin e demokratëve, për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor, për tenderat e zhvilluara në vitin 1992-1999./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame