Grupi mafioz kolumbian që fshihet pas kokainës së kapur në Durrës
Kapja e sasisë rekord prej 613 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, të fshehur në një ngarkesë bananesh, vijon të pasqyrohet në mediat e huaja.
Por këtë të enjte, zbulimi i drogës kolumbiane në kontenierët e firmës shqiptare të bananeve "Arbri Garden", është pasqyruar edhe nga mediat meksikane. Teksa pasqyron lajmin, zbulon edhe se kujt i përkiste kjo sasi droge. Sipas medias në fjalë, kokaina i përkiste"një strukture të trafikut të drogës, të lidhur me organizatën Clan Del Golfo, e cila ka kontakte me shumë porte europiane, që i përdor për të transportuar drogë".
Kapja e kësaj sasie kokaine, sipas asaj që shkruanSipse.com
shmangu që një shumë prej të paktën 37 milionë dollarësh, vlerë e përllogaritur në tregun e zi ndërkombëtar, të shkonte në arkat e këtij grupi kriminal. Pronësinë e kësaj sasie droge e konfirmon në një njoftim në faqen e saj zyrtare edhe . Por kush është El Clan del Golfo? El Clan del Golfo, dikur i quajtur Los Urabeños apo Clan Úsuga ose Autodefensas Gaitanistas de Colombia, është një grup i armatosur kolumbian, milici, që merret me trafikun e drogës, i përfshirë në konfliktin e armatosur kolumbian. Ai konsiderohet si një prej grupeve më të pushtetshme në Kolumbi, me më shumë se 3 mijë anëtarë në rrethin e brendshëm të organizatës. Të ardhurat kryesore të këtij grupi vijnë nga trafiku i drogës. Ndërkohë, në njoftimin e saj për sasinë e drogës së kapur në vendin tonë, Armada Kolumbiane thotë se operacioni u zhvillua falë bashkëpunimit mes Armadës, agjencive ndërkombëtare dhe Policisë Shqiptare."Gjatë një operacioni të koordinuar, ku morën pjesë Armada Kombëtare e Kolumbisë, agjencitë ndërkombëtare dhe Policia Shqiptare, u sekuestruan 613 kilogramë kokainë, në Portin e Durrësit në Shqipëri".
"Ngarkesë, e cila u zbulua falë shkëmbimit të informacioneve në kohë të agjencive pjesëmarrëse, që i dhanë mundësinë Policisë Shqiptare për të planifikuar një operacion, për të kontrolluar kontenierin në pronësi të një kompanie shqiptare, në momenti që mbërriti në port".
Më tej në njoftim sqarohet se droga ishte nisur nga Kolumbia në mes të muajit Janar me një anije dhe kishte kaluar në disa porte europiane, përpara se arrinte në portin shqiptar. Armada Kolumbiane është forca detare e Ushtrisë Kolumbiane.
/tvklan.al