Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ( 1 Nëntor 1999)


Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ( 1 Nëntor 1999)

09:30 01/11/1999

Deputetët demokratë në dilemë për pjesëmarrjen ose jo në seancën parlamentare për votëbesimin e Qeverisë së Re. Në sallën e Parlamentit apo në sheshin ” Skënderbej” ku po diskutohet programi i qeverisë Meta. Kjo është pika që ka shkakuar debate të ashpra mes dy krahëve kundërshtarë të deputetëve demokrat që sonte janë mbledhur së bashku për të parën herë pas kongresit.

Ndërsa nuk kanë rënë në një emërues të përbashkët kjo çeshtje pasi t’i kalojë kryesisë së Partisë Demokratike do t’i rikthehet sërish për diskutim në Grupin Parlamentar. Moderatorët e Partisë Demokratike ndonëse kanë ndërmarrë këtë hap, pra kanë marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të drejtuar nga Gjana kanë kërkuar që në një nga mbledhjet e ardhshme të rishikohet zgjedhja drejtuese e këtij grupi.

Deputeti Leonard Demi ka protestuar për qëndrimin e mediave të Partisë Demokrartike ndaj reformatorëve të saj. Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD-së ku kanë marrë pjesë dy grupet pro dhe anti Berisha, është zhvilluar në një ambjent të ndërmjetëm, në sallat e Kuvendit. Ky një ambient i përbashkët mes anëtarëve të selisë blu ku zhvillohen mbledhjet një pjesë e kryesuar nga Gjana dhe zyrës së kryesisë së Parlamentit që njihet si selia e Pollos dhe përkrahësve të tij./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme