Grupi parlamentar i Partisë Socialiste (08 Shtator 1998)
Fatos Nano paraqet ndryshimet në organet drejtuese të Doganave, Rendit dhe Tatimeve. Kryeministri Nano foli në grupin parlamentar për nxitje të operacioneve politike të nevojshme për qetësinë e klimës politike në vend. Sipas Nanos socialistët janë të gatshëm për të sakrifikuar pushtetin për të bërë shtet. Përsa i përket mitingjeve të Opozitës Nano theksoi se Berisha kërkon destabilitet me veprime terroriste duke motivuar krimin e organizuar. Për procesin Kushtetues Fatos Nano ftoi Partinë Demokratike të japë kontributin e saj.
Pamje nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste kryeministri Fatos Nano, Pandeli Majko, Kastriot Islami./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame