Grupi parlamentar i Partisë Socialiste (2 Shkurt 1999)


Grupi parlamentar i Partisë Socialiste (2 Shkurt 1999)

09:27 02/02/1999

Parlamentarët socialistë rebelohen ndaj ministrave të kabinetit Majko. Po tallen me taksën e solidaritetit për Forcat e Rendit. Ky është alarmi i ngritur nga deputeti socialist Jupe në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist pas tolerimeve që qeveria u ka bërë sindikalistëve e grevistëve të arsimit dhe të shëndetësisë.

Është kërkuar që Ministri i Financave Angjeli të raportojë para Parlamentit për fondet që janë mbledhur nga taksa e solidaritetit dhe për pjesën që iu është dhënë Forcave të Policisë. Ata kanë kërkuar dhe interpelancë me ministrin Bufi për furnizimin me energji elektrike. Gjithashtu kanë kërkuar që kryetari i kontrollit të shtetit të denoncojë shkeljet në administratën shtetërore./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme