Grupi parlamentar i Partisë Socialiste (7 Dhjetor 1999)


Grupi parlamentar i Partisë Socialiste (7 Dhjetor 1999)

12:34 07/12/1999

Grupi parlamentar socialist ka miratuar projektbuxhetin e hartuar nga Kabineti Qeveritar Meta për vitin 2000. Kryefinancieri Angjeli ka paralajmëruar rritje të rrogave me 1 Korrik, për buxhetorët rritje me 8 % dhe pensionet rritje me 10 %. Angjeli ka deklaruar se gjatë vitit 2000 nuk do ketë rritje taksash e tatimesh, parashikohet ulja e tarifave doganore nga 20 në 15 % dhe gazolinin deri në 10 %. Rritja e të ardhura me 23 % sipas Angjelit do të mbulohet me luftën kundër kontrabandës, korrupsionit dhe kundër evazionit fiskal.

Investimet publike do rriten me 33 % ndërsa për vitin 2000 borxhi do të shtohet me 41 miliard lekë. Me detaje shifrat e buxhetit për çdo Ministri, i ka shpjeguar para deputetëve socialistë, kryetari komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave Arben Malaj. Për paagesat e papunësisë dhe projektet të punësimit, sipas Malaj do të jepen 580 milion lekë. 250 milion lekë për Ministrinë e Rendit dhe 150 milion lekë për Bujqësinë.

Për partitë politike dhe shoqatat është parashikuar fondi prej 250 milion lekësh. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i ka rekomanduar Ministrisë së Jashtme të kalohet nga qeratë në blerjet e selive të ambasadave dhe konsullatave jashtë Shqipërië. Parashikohen të hapen zyra të reja përfaqësimi të Shqipërisë në muajin Shkurt në Kosovë, e më pas në disa shtete të tjera të botës.

Kryeministri Ilir Meta i ka konsideruar të bazuara shifrat për rritjen e prodhimit të brendshëm me 8 % dhe uljen e inflacionit. Sipas tij me projektbuxhetin e ri synohet forcimi i institucioneve, stabilitetit politik dhe atij makroekonomik.

Akoma më me rëndësi se sa bërja e një buxheti sa më të mirë të jetë e mundshme është realizimi i tij, është menaxhimi i shpenzimeve, është kontrolli i investimeve dhe në këtë drejtim qeveria do të jetë shumë e angazhuar. Edhe futja e konceptit dhe kontrollit të brendshmëm si rritje e autokontrollit të qeverisë, përveç ndihmës dhe kontributit ligjor dhe praktik që jep kontrolli i lartë i shtetit, do ti shërbejë pikërisht asaj që ky buxhet edhe me plotësimet që do të bëjë Parlameti, të realizojë sa më mirë ato projekte që ka qeveria.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme