Grupi Parlamentar i Partisë Soialiste ( 1 Nëntor 1999)


Grupi Parlamentar i Partisë Soialiste ( 1 Nëntor 1999)

09:40 01/11/1999

Kabineti i ri qeveritar Meta i është nënshtruar sot në mesditë votëbesimit të Grupit Parlamentar Socialist. Për herë të parë që nga dorëheqja e tij si kryeministër Pamdeli Majko ka zbritur në mbledhjen e Grupit Parlamentar ndërkohë që kryetari Fatos Nano vazhdon me takimet me drejtuesit e partisë socialiste europiane në Selanik.

Kryeministri Meta ka paraqitur programin e ri qeveritar për të cilin do të votëbesohet të Enjten në Parlament. Ai i ka siguruar deputetët për marrëdhënie të vazhdueshme me ekzekutivin për Grupin Parlamentar. Prioritetet e qeverisë së re janë lufta antikorrupsion në bashkëpunim me organizmat e huaja ku është shtuar dhe Opozita, lufta antikrim, reforma në Administratën Publike dhe në sistemin e drejtësisë, stabiliteti i treguesve makro ekononik, shpejtimi i hapave për privatizimin dhe për integrimin euroatlantik,

Deputetët socialistë kanë kontestuar përbërjen e Qeverisë së re ku janë ndryshuar vetëm ministrat socialistë duke u dhënë hapësirë partive më të vogla. Është rritur prioriteti që i është dhënë Ministrisë së Punës, me një zënëndëskryeministër cilësuar si Ministri e Paktit të Stabilitetit. Përsa i përket strukturës së re të kabinetit qeveritar, sipas disa deputetëve ajo duhet të argumentojë me një projektligj të veçantë e sidomos për eliminimin e Ministrisë së Informacionit.

Kjo qeveri nuk ka pse të mbajë ministra të përfolur është theksuar në mbledhje edhe pse ndaj tyre është vënë afati tremujor për të realizuar projektet. Një qeveri e tillë nuk siguron jetëgjatësi u shprehën deputetët e mazhorancës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme