Grupi parlamentar i PD – (9 Shkurt 1999)


Grupi parlamentar i PD – (9 Shkurt 1999)

09:25 09/02/1999

Arkiva lajme – Tv Klan 1999

Selia blu dhe salla e konferencave për shtyp ka shërbyer sot për mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët kanë diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, qëndrimin politik dhe grupin parlamentar përball tyre.

Kryetari i Grupit Parlamentar Genc Pollo ka propozuar firmosjen e një peticioni kundër proceseve gjyqesore ndaj 6 të arrestuarve, të cilën do ta bëjë prezente edhe në Europë. Grupi Parlamentar e mbeshteti, duke cilësuar se mbledhja e firmave është një nismë që duhet përkrahur. Në këtë mbledhje është dënuar veprimi i qeverisë për mosgjetjen e vrasësve të deputetit Hajdari. Ndërsa lideri Berisha i pyetur sërisht për hyrjen në parlament deklaron.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Një qëndrim kemi ne. Ai është një vendim që i përket Kuvendit Kombetar, por hapat konkrete dhe realizimi i hapave konkrete, ne jemi shumë të vendosur të rivleresojmë në sens pozitiv çdo hap konkret që mund të ndërmarrë pala tjetër për të nxjerrë vendin nga kriza. Për Partine Demokratike nuk ka tabura”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme