Grupi parlamentar i PS – (25 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Socialistët në dilemë për ministrat e rinj të kabinetit Majko. Edhe pse është bërë fakt i kryer prej disa ditësh shkëmbimi Koçi – Poçi, ky i fundit ende nuk ka marrë votbesimin e parlamentit. Për postin e ministrit të Drejtësisë vazhdon beteja mes kandidaturave Islami, Sherifi dhe Legisi. Ndërkohë që Thimio Kondi ka zënë tashmë vendin e Shehut në krye të Gjykatës së Lartë.
Grupi parlamentar Socialist ka vendosur të shtyj për ditën e enjte diskutimin e dekretit të presidentit Mejdani për emërimin e Poçit në krye të Ministrisë së Rendit. Vetëm pasi të kenë dëgjuar argumentat dhe kryeministrin Majko për zgjedhjen e Poçit socialistët do të deklarojnë votën pro ose kundër Poçit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame