Grupi parlamentar i PS – (9 Shkurt 1999)
Arkiva – Tv Klan 1999
Taksa e solidaritetit për policinë fut në sherr grupin parlamentar socialist. Deputetët socialist i kanë kërkuar ministrit të Financave Anastas Angjeli të mos bëj lëshime në grumbullimin e kësaj takse. Pas grevave të fundit për policinë nuk do të paguaj arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë. Brenda këtij muaji do tu ndahen 150 milion lekë të mbledhura nga ministria e Financave.
120 milion lekë është fondi për deputetët e pastreh. Deputetët socialist kanë vendosur ngritjen e një komisioni prej 5 vetash, 3 nga pozita dhe 2 nga opozita, që do të bëjnë vlerësimin e kërkesave të deputetëve për shtëpi banimi./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame