Grupi parlamentar i PS ftesë opozitës, për ndarjen e re elektorale – (23 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Grupi parlamentar socialist, ka ftuar në dialog deputetët e opozitës, për ndarjen e re elektorale. Diskutimet për projektin paraprak, për hartën elektorale, do të përfundojnë më 5 Shkurt. Vërejtjet e deputetëve do të shqyrtohen nga komisioni Shazi, i cili do të depozitojë në parlament, projektin që do të miratohet, në fund të Shkurtit.
Socialistët kanë nxitur qeverinë, që të nënshkruajnë një memorandum me KQZ, për të respektuar afatet kohore, për përgatitjen e infrastrukturës së zgjedhjeve parlamentare. Këto zgjedhje duhet të zhvillohen brenda datës 24 Qershor. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, deputetët u angazhuan në realizimin e premtimeve elektorale.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Arben Malaj tha, se do të rritet kontrolli parlamentar mbi prokurorinë, KLSH dhe Bankën e Shqipërisë. Sipas Malajt, krerët e këtyre institucioneve, duhet të raportojnë përpara parlamentit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame