Balla: Propozimi i Bashës për vetting në politikë, i dështuar


Balla: Propozimi i Bashës për vetting në politikë, i dështuar

10:53 10/09/2018

Partia Socialiste do ta kundërshtojë draftin e opozitës për vetting të politikanëve.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist të zhvilluar paraditen e sotme, kryetari Taulant Balla tha se propozimi i demokratëve është i dështuar dhe po përdoret vetëm për propagandë politike.

Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, Balla mësohet të ketë thënë se ky propozim do të bllokojë Reformën në Drejtësi pasi hetimin e politikanëve të lartë do ta bëjë SPAK.

“Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve dhe ne jemi gati për çdo propozim që s’prek Reformën në Drejtësi dhe vijimin e vettingut për gjyqtarët e prokurorët”, ka thënë Balla.

Në mbledhjen e grupit është vendosur edhe përjashtimi i deputetit të Lezhës, Gjetan Gjetani, i cili pak ditë më parë u shpreh kritik për punën e policisë në zonën e Kurbinit.

Tv Klan






Të ngjashme