Grupi Parlamentar Socialist (01 Qershor 1999)
Në Partinë Socialiste mungon oponenca ndaj Kabinetit Qeveritar. Ish kryetari Nano dhe përkrahësit e tij kanë ngritur sot zërin ndaj amullisë që sipas tyre i ka zënë organet drejtuese të kësaj partie dhe në veçanti kryesinë socialiste.
Fatos Nano: Shoh një tendencë që shtyhen problemet pa u zgjidhur mbyllen diskutimet. Nuk besoj se zoti Majko mund të bëjë dhe shiun dhe diellin, por Kryeministri duhet të përdorë mirë pushtetin dhe jo për gjueti politike.
Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruçi brenda muajit Qershor do të mblidhet Komiteti i Përgjithshëm Drejtues për të vendosur mbledhjen e Kongresit kërkesë kjo edhe e bazës socialiste.
Gramoz Ruçi: Janë disa rrethe që e kanë kërkuar. Është normale fare. Ato do t’i gjykojë brenda Qershorit besoj Komiteti i Përgjithshëm Drejtues.
Ndaj idesë që ministrat socialistë të heqin dorë nga vendet që kanë në kryesinë socialiste, në mënyrë që të sigurohet oponenca e duhur ndaj qeverisjes, ka reaguar sekretari i Grupit Parlamentar Socialist Jupe.
Jupe: Nuk ka asnjë normë të partisë që të ndalojë anëtarët e kryesisë të jenë ministra. Nuk vihet në diskutim kjo çeshtje./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame