Grupi Parlamentar socialist (21 Shtator 1999)
Ministri i Rendit Spartak Poçi ka shpjeguar sot para grupit parlamentar socialist veprimet e fundit të forcave policore në asgjesimin e bandave kriminale dhe arrestimin e disa figurave të përfolura kohët e fundit në opinionin publik. Poçi ka theksuar se krimi do të goditet pa mëshirë për të shkëputur lidhjet e tij me politikën.
Ministria e Rendit synon të frenojë ligjet ilegale dhe lëvizjen e personave kontrabandistë të huaj nëpërmjet territorit shqiptar përfundoi Poçi. Grupi parlamentar ka diskutuar edhe mbi projektligjet që do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së enjte. Debate më të shumta ka patur për projektigjin për nëpunësin civil dhe për ngritjen e një komisioni prej pesë anëtarësh i cili do të shqytojë ankesat e qytetarëve ndaj administratës civile.
Edhe pse ka 6 muaj që është paraqitur nga Qeveria jo të gjitha komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar këtë projektligj. Ndërsa demokratët kanë vërejtje thelbësore për projektligjin e nëpunësit civil./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame