Grupi parlamentar socialist – (3 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Grupi parlamentar socialist është rimbledhur sot në mesditë për t’i dhënë dorën e fundit programit qeveritar të hartuar nga kabineti Meta si dhe disa projektligjeve të paraqitura nga komisionet parlamentare. Një ditë para seancës parlamentare për votbesimin e qeverisë së re, një pjesë e deputetëve socialist nuk e ka patur në duar materialin e plotë të programit të plotë qeveritar.
Ndërkohë ish-Kryeministri Pandeli Majko e ka nisur sot aktivitetin e tij si deputet duke u rikthyer në përbërje të komisionit të ligjeve. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të këtij komisioni ish-kryeministri Majko është angazhuar brenda grupit parlamentar. Statusi i nëpunësit civil ka qenë objekti i diskutimeve të deputetëve socialiste.
Miratimi i këtij statusi i hap rrugë reformës administrative nëpërmjet testimeve me kokurse për punësim në administratën publike. Byroja Parlamentare ka vendosur që projektligji për statusin e nëpunësit civil të diskutohet të hënën pasdite në Parlament./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame