Grupi parlamentar socialist – (9 Mars 1999)


Grupi parlamentar socialist – (9 Mars 1999)

00:09 09/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Statusi i deputetit dhe disa projektligje të programit të javës ndër to dhe projektligji për fondet e pushtetit lokal, kanë qenë pikat për të cilat kanë diskutuar sot grupi parlamentar socialist. Fillimisht diskutimet janë përqëndruar rreth statusit të deputetit për të cilën socialistët përsëri nuk kanë vendosur ta kalojnë për miratim në parlament.

Ndërkohë projectligji për fondet e pushtetit lokal e kryesisht për spitalin e Durrësit dhe Lushnjes ka shkaktuar debate mes socialistëve. Kreu i komisionit të financave Arben Malaj është shprehur kundër këtij projektligji duke nënvizuar riformulimin e plotë të tij.

Por u shpreh Malaj ëhtë i domosdoshëm miratimi i tij pasi qeveria ka kohë që vepronë me fondet e pushtetit lokal./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme