Grupimi “Dhjetori ’90” përkujton 20 Shkurtin – (20 Shkurt 2000)


Grupimi “Dhjetori ’90” përkujton 20 Shkurtin – (20 Shkurt 2000)

22:36 20/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

9-vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, kujtohet nga grupimi “Dhjetori ‘90”. Studentë të cilët u ngujuan në grevë për heqjen e simboleve. Pikërisht sot janë mbledhur në memorialin e Azem Hajdarit, një prej inisiatorëve të lëvizjes studentore anti-diktatoriale.

20 Shkurti ’91 ishte dita kur ky grupim dhe mijra të tjerë mundën të ngjiten në piedestalin ku qëndronte bust, ai që për mjaft vite tek kjo turmë kishte mbjell urrejtje. Ky grupim ka dashur ta përkujtoj këtë ditë në ambjentet e “Qytetit Studenti”, aty prej nga nisën dhe lëkundjet nga themelet të asaj diktature të instaluar prej 50 vite. Por nuk është lejuar nga policia. Më pas grupimi “Dhjetori ‘90” i është drejtuar vendit tashmë bosh ku ka qëndruar për vite busti i Enver Hoxhës dhe kanë protestuar sërisht për mos lejimin të restaurimit të asaj diktature. Është rikthyer riti tashmë duke djegur figurën e tij.

Ky grupim kërkon zgjidhje konkrete politike për të ardhmen e Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme