Grupimi për Demokraci konferencë shtypi (13 Mars 1999)


Grupimi për Demokraci konferencë shtypi (13 Mars 1999)

11:41 13/03/1999

Bashkimi për Demokraci ka kërkuar sot lirimin e menjëhershëm e liderit legalist Ekrem Spahia dhe të 40 anëtarëve dhe simpatizantëve të këtij grupimi. Është e papranueshme në një shtet të së drejtës u shpreh nënkryetari demokrat Pollo që këta njerëz të vuajnë dënimin me burg për arsye politike. Ndërkohë vazhdojnë të mblidhen firma për peticionin që kërkon lirimin e të burgosurve politikë.

Sipas drejtuesve të Bashkimit për Demokraci në këtë peticion me anë të të cilit u arrit lirimi i të gjashtëve do të kërkohet lirimi i të gjithë të burgosurve politikë në Shqipëri. Për lirimin e tyre Bashkimi për Demokraci do të marrë hapa të mëtejshëm deri në protesta. Në këtë konferencë aleatët e Partisë Demokratike kanë denoncuar kërcënimet e disa strukturave të caktuara që kërkojnë largimin e këtyre partive nga grupimi Bashkimi për Demokraci./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego






Të ngjashme