Grurë me perime
Përbërësit:
1 gotë uji grurë
1 qepë
1 karrotë
1 selino
1 fixhan bizele
1 domate
1 spec jeshil
Nenexhik
Gjalp
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Ujë
Përgatitja:
Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe gjalpin. Më pas shtojmë qepën, karrotën dhe selinon. Shtojmë specin dhe më pas domaten dhe i kavërdisimin për 2 minuta. Në fund shtojmë bizelet, grurin dhe erëzat. I shtojmë 2 gota ujë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 20 minuta./tvklan.al