Gryerja e lumenjve, rrezikohen urat – (5 Dhjetor 1999)


Gryerja e lumenjve, rrezikohen urat – (5 Dhjetor 1999)

20:04 05/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Zhvatja e zhavorrit nëpër lumenj vë në rrezik edhe dy ura në Peqin. Po bien një nga një urat në Shqipëri dhe neëse do të vazhdohet kështu lumenjtë do të mbeten pa mbikalime. Këtë fat po pësojnë edhe dy ura të mëdha mbi lumin Shkumbin në rrethin e Peqinit, e para ajo që ndodhet më pranë qytetit e ndërtuar në vitet ‘80. Uji i lumit Erzen ka gërryer tabanin e tokës dhe rrezikon disa këmbë të urës.

Ura e dytë që rrezikon të shembet është një superkonstruksion prej hekuri e betoni në Pajovë të rrethit të Peqinit. E ndërtuar në vitin 1952 ura është dhe një kryevepër e sistemit vaditës në Shqipëri. Në verë portat e urës mbyllen dhe i gjithë uji i lumit derdhet në kanalin vaditës Pajovë-Kavajë më i madhi dhe më i gjati në Shqipëri. Mirëpo ura në mesin e saj ka pësuar deformim duke u fundosur disa dhjetera centimetra.  

Nëse do të vazhdohet shfrytëzimi pa kriter i zhavorrit të lumenjëve të dy këto ura do të pësojnë fatin e Urës së Peshkatarit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme