Guardia di Finanza, trafiku i organizuar – (2 Korrik 1999)


Guardia di Finanza, trafiku i organizuar – (2 Korrik 1999)

17:22 02/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me përfaqësuesin e Guardia di Finanzas në Shqipëri për trafikun e organizuar.

Gazetarja:- Cila është situata e trafikut klandestinë mes Shqipërisë dhe Italisë?

Guardia di Finanza:- “Në këto momente ka ulje të fluksit të klandestinëve dhe kjo nga njëra anë sepse policia shqiptare ka vepruar fuqishëm dhe në zona të rrezikshme siç është Vlora, por dhe për faktin se kosovarët janë duke u kthyer nëpër shtëpitë e tyre dhe nuk preferojnë më aq shumë aventura drejt perëndimit.

Gazetarja:- Mendoni se ekzistojnë lidhje mes brigjeve të dy vendeve për trafikun e organizuar klandestinë?

Guardia di Finanza:- “Ne s’kemi ndonjë informacion konkret për këtë bashkpunim të organizuar, por ky bashkëpunim i organizuar ekziston. Ne ende nuk kemi arritur të zbulojm ndonjë lidhje direkte mes organizuesve të trafikut mes dy brigjeve. Për të ardhmen mendoj se duhen ngritur dhe forcuar strukturat e bashkëpunimit mes strukturave të dy shteteve, asaj shqiptare dhe asaj italiane./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme