Guardiola mbetet pa trofe
Për herë të parë në karrierën e tij si trajner, Pep Guardiola nuk fiton asnjë trofe brenda një sezoni. Një nga trajnerët më të mirë në botë nuk arriti të prekë suksesin me Manchester City. Një sezon i dështuar në të gjithë frontet, ku i fundit ishte Kupa e Federatës në Angli. Humbja 2 – 1 në gjysmëfinalen me Arsenal-in e largoi nga ky objektiv.
Matematikisht në Premier League është ende në garë për titullin, por 11 pikë është një diferencë e madhe për tu shkurtuar në 6 javët e mbetura. Një nisje e mbarë e kampionatit, por ndalesa të vazhdushme me kalimin e sfidave. Në Europë u eliminua nga Monaco në fazën 1/8.
Një merkato me më shumë se 200 milionë të shpenzuara nuk i mjaftuan Pepe Gurdiolës për të dhënë rezultat që në sezonin e parë, ashtu si me Barcelonën apo Bajernin. /Tv Klan