Guardiola: Nuk do të stërvis deri 60 vjeç
Pep Guardiola pas disa ditësh mbush 46 vjeç, por e ndjen se po plaket për profesionin e trajnerit. Spanjolli i cili drejton Manchester City pranoi në një intervistë për NBC se i është drejtuar viteve të fundit në këtë punë.
Po afrohet fundi i karrierës sime si trajner dhe për këtë jam i sigurt. Nuk do të drejtoj ekipe deri në moshën 60 apo 65-vjeçare. Me Manchester City do të qëndoj 3 vjet, ndoshta edhe më shumë, por karriera ime është duke përfunduar. Pas disa vitesh do të më gjeni në fushat e golfit,
është shprehur Guargiola.
Një deklaratë që ka sjellë çudi dhe reagime. Më parë Pep Guardiola drejtoi Barcelona dhe Bayern Munchen ku prej 2008 ka fituar 21 trofe. Gjatë intervistës për NBC ai pranoi se presionin më të madhe e ndjeu në Spanjë, ndërsa në Angli është më i pakët.
Tv Klan