Gulash pule (Video)
Përbërësit:
500 gr patate
300 gr salcë domate
70 gr miell
10 gr vaj ulliri
10 gr rozmarinë
10 gr trumzë
2 karota
1 fileto pule
1 qepë
1 gotë verë e bardhë
1 kërcell selinoje
hudhër
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë shtojmë pak uthull të bardhë dhe vendosim patatet që të zihen. Në një tjetër tenxhere hedhim lëkurat e perimeve dhe 2 tableta për të përgatitur bulionin. Më pas perimet i presim dhe i grijmë në mikser të gjitha bashkë, karotën, qepën, hudhrën dhe selinonë derisa të bëhen krem. Në një tjetër tenxhere hedhim pak vaj, hudhër dhe skuqim purenë e perimeve. Ndërkohë fileton e pulës e presim në kubike dhe e lyejmë me pak miell. E shtojmë tek perimet dhe e skuqim për pak para se ta shuajmë me verë dhe shtojmë në të edhe rozmarinë. Pasi i skuqim për pak minuta shtojmë në të bulionin e lëkurave të perimeve dhe salcën dhe i lemë të ziejnë. Patatet e ziera i vendosim në tavë, në to shtojmë rozmarinë, kripë, piper, gjalpë dhe i fusim në furrë. Në një tas balte vendosim pulën me perime dhe e fusim edhe atë në furrë. Pasi e nxjerrim nga furra pjatën e baltës e vendosim në një pjatë guri dhe anash saj vendosim patatet e pjekura në furrë.
/tvklan.al