Guroret rrezikojnë Shpellën e Pëllumbasit
Malësia e Tiranës dhe vargmalet e Dajtit po shkojnë drejt shkatërrimit. Guroret në pjesën e malit në njësinë administrative të Bërzhitës, dhe sipër Shpellës së Pëllumbasit, janë duke e vënë në rrezik këtë shpellë.
E cila është edhe njëkohësisht monument natyre në vititn 2002. E njohur ndyrshe si Shpella e Zezë, ajo është 650 metra mbi nivelin e detit.
Banorët e zonës shprehen se shpërthimet për të nxjerrë inertet vënë në rrezik shpellën por edhe jetën e turistëve që e frekuentojnë.
Shpella me përmasa 360 metra gjatësi, 10-15 metra gjerësi dhe 15-45 metra lartësi të cilat nuk janë përfundimtare dhe me mjediset e mbushura me stalaktite dhe stalagmite, përbën një objekt me vlera të veçanta turistike por edhe studimore.
Në rrethinat e Tiranës pikat turistike janë të shumta, por pandemia e koronavirusit ka bërë që këtë vit të bjerë shumë numri i turistëve. Ndërkohë që operatorët turistik shprehen se veç pandemisë, degradimi i natyrës është një shkaktar i uljes së numrit të vizitorëve.
Çdo ditë nga këto male nxirren tonelata me inerte nga guroret, të cilat e shfrytëzojnë malin pa zbatuar asnjë kriter, duke mos respektuar rregullat e miratuara nga institucionet që lëshojnë lejet, dhe duke mos bërë kthimin e hapësirës së shfrytëzuar në gjendjen e mëparshme duke e pyllëzuar.
Ndërkohë që shqetësim për banorët e zonës veç ndotjes është edhe dëmtimi i rrugës nga makinat e tonazhit të rëndë. Çdo ditë kalojnë me dhjetra e dhjetra kamionë të ngarkuar me inerte.
Klan Plus