Guterres drejt zëvendësimit të Ban Ki-moon
Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres është zgjedhur jozyrtarisht si Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së. Ai pritet të miratohen zyrtarisht në ditët e ardhshme.
Pas një raundi vendimtar të votimit të mërkurën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, politikani dhe diplomati veteran triumfoi me 13 vota në favor të kandidaturës së tij, asnjë kundërshtim dhe dy vota “pa opinion”.
“Sot ne kemi një të preferuar të qartë dhe emri i tij është Antonio Gutteres”, tha ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin në cilësinë e tij si President i Këshillit.
Sot këshilli do të formalizojë vendimin e tij në një votim dhe pas kësaj do ta verë vendimin në një rezolutë. Këshilli pastaj do të dërgon rekomandimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e cila pritet ta miratojë zgjedhjen e Guterres./tvklan.al