Guvernatori Cani konferencë rreth inflacionit dhe tregut monetar në vend – (22 Janar 2001)


Guvernatori Cani konferencë rreth inflacionit dhe tregut monetar në vend – (22 Janar 2001)

15:18 22/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në konferencën për shtyp që u dha sot, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Shkëlqim Cani, shpjegoi së pari, problemin e inflacionit në rritje në vendin tonë. Cani komentoi, se rritja e inflacionit 0.2% mbi kufirin e përcaktuar ishte rrjedhojë e dy faktorëve, ngritjes spekulative të çmimeve për produktet e konsumit të përditshëm në muajin Dhjetor si dhe krizës energjetike që përfshiu vendin në tre muajt e fundit. Më pas zoti Cani shpjegoi mbi zhvillimet në depozita, në tregun monetar dhe në kredi./tvklan.al






Të ngjashme