Guvernatori Cani nuk prononcohet ne media per vjedhjen e thesarit (30 Prill 2000)
Kjo është selia qendrore e Bankës së Shqipërisë, përgjegjës për administrimin e thesarit të shtetit shqiptar. Ne u interesuam sot pranë kësaj banke për të marrë shpjegime për vjedhjen e thesarit të shtetit por Guvernatori Cani edhe sot kishte respektuar ditën e pushimit. Nëpërmjet citofonit të Bankës Shqiptare, njerëzit pranë Guvernatorit na thanë se Cani kishte takuar sot në mëngjes një shtetas të huaj në zyrën e tij dhe më pas ishte larguar duke deklaruar se nuk do të komunikonte me median.
Zëri që dëgjuat vjen nga citofoni i Bankës së Shqipërisë ku një person pranë Guvernatorit na tha se me thesarin meret Policia dhe Prokuroria dhe jo Guvernatori./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame