Guvernatori Sejko: Shtyrja e kredive, pa penalitete
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka siguruar se shtyrjet me 3 muaj të kredive nuk do të kenë penalitete për klientët.
Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Sejko theksoi se kreditë nuk shtyhen automatikisht, por vlerësohet kërkesa e çdo klienti.
“Shtyrja e kredive për 3-mujorin aktual është zyrtarizuar. Është afërsisht 2 miliardë Euro. Është për sistemin bankar dhe institucione financiare jo banka. Shtyrja nuk bëhet automatikisht, shqyrtohet rast pas rasti. Në këtë shtyrje bankat kanë qenë proaktive. Në 99% të rasteve që kanë aplikuar bankat kanë bërë shtyrjen.
Deri në momentin aktual janë miratuar 21 mijë raste të kredive të shtyra. Ndryshimi rregullativ që ne kemi bërë i rekomanduam bankat që kjo shtyrje të bëhet pa penalitet. Jo për t’u paguar njëherazi”.
Guvernatori i BSH u pyet për edhe interesat që kanë mbajtur banka të caktuara për ata që klientë që kanë tërhequr pagat e luftës.
“Kjo ndoshta ka të bëjë me ndonjë bankë që mban komision. Ne kemi hequr komisionet për hapjen e llogarive për vlera të vogla. Por mund të kemi ndonjë ankesë”. /tvklan.al