“Ha kos”, e reja tronditet kur zbulon se…
Një vizitë tek gjinekologu zbuloi të vërtetën e hidhur për një grua në Britani. Një e vërtetë e hidhur, por që në fund i shpëtoi jetën. Kjo pasi Dafina Malovskës i kishte këshilluar një doktor që të hante kos pasi gabimisht e kishte ngatërruar kancerin në mitër me intolerancën ndaj glutenit.
Në kohën kur mjekët gjetën tumorin, Dafina Malovska kishte nevojë për një histerektomi për të shpëtuar jetën e saj. Tashmë ajo po bën fushatë për kontrollin vjetor të femrave në mënyrë që të kapin çdo simptomë sa më herët të jetë e mundshme dhe të mos vuajnë si ajo.
40-vjeçarja ka treguar se kishte shkuar të paktën 4 herë në 4 muaj tek doktori i familjes në 2014-ën. Ai e kishte rekomanduar tek një gastroenterologjist i cili nuk zbuloi asnjë problem, por i këshilloi që të hante kos probiotik.
Por më vonë ajo u vizitua në një gjinekolog i cili zbuloi kancerin në mitër.
“Kisha shumë frikë se mos vdisja dhe nuk kisha kohë të mendoja për fëmijët që nuk do t’i kisha kurrë”, tha ajo.
Megjithatë jo çdo gjë shkoi keq për të renë. Ajo u fejua disa muaj me vonë. Dafina ka zhvilluar disa peticione online që janë mbështetur nga parlamenti britanik por edhe disa vende të tjera si Franca, Gjermania, Finlanda etj./tvklan.al