Habit vogëlushja, noton me gjarprin 3 metra (Video)


Habit vogëlushja, noton me gjarprin 3 metra (Video)

14:31 09/10/2020

Jemi mësuar që fëmijët t’i shohim të luajnë me lodra. Por kjo nuk ndodh me një 8-vjeçare nga Izraeli. Inbar ka zgjedhur që të luajë me një piton 3 metra të gjatë. Reuters ka shpërndarë videon e vogëlushes teksa noton sëbashku me gjarprin e madh.

Në fakt, Inbar nuk luan vetëm me atë “lodër” pasi në shtëpi ka me dhjetëra kafshë të tjera pasi i strehojnë ato. Sa i përket pitonit, 8-vjeçarja i ka vënë emrin Belle, duke u bazuar tek personazhi i filmit “E bukura dhe bisha”.

Inbar ka treguar se Belle është shoqëri shumë e mirë, sidomos gjatë kohës së karantinës.

“Më ndihmon të kaloj kohën, pasi unë e kam shumë qejf të shoqërohem me gjarpërinj. Ndonjëherë i ndihmoj ato t’u përkëdhel lëkurën”, tha Inbar.

E ëma e vajzës ka treguar se Inbar dhe Belle janë rritur të dyja sëbashku./tvklan.al






Të ngjashme