“Haga e Ramush Haradinaj-t”, libër për procesin ndaj ish-komandantit të UÇK


“Haga e Ramush Haradinaj-t”, libër për procesin ndaj ish-komandantit të UÇK

20:11 09/05/2014 autori i libritNjë hero i gjallë. Një figurë e lartë morale. Me ndjeshmëri e përkrahje jo vetëm nga populli kosovar për shkak të pozicionit të tij prej luftëtari në UÇK, por konsensual e mik i spektrit politik e shoqëror në Shqipëri. Ish komandanti i UÇK ishte në Tiranë, për të promovuar librin “Haga e Ramush Haradinajt”, që tregon procesin e famshëm gjyqësor, nga sytë e bashkpunëtorit të tij më të ngushtë, Michael Orreilly.

Në përshëndetjen e tij Ramush Haradinaj krijon afërsi me audiencën që në fillim. Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës por dha dorëheqjen dhe iu dorëzua vullnetarisht Tribunalit të Hagës. Në dy procese të ndara ai u shpall i pafajshëm pas akuzave për krime gjatë luftës.

Tv Klan





Të ngjashme