Hahn: Ballkani, jo parkim refugjatësh
Të mërkurën Kancelari gjerman Sebastian Kurz nuk e përjashtoi mundësinë e ngritjes në Shqipëri të një kampi për emigrantët nga Lindja e Mesme. Por nuk ndan të njejtin mendim me Kurzin një tjetër austriak, komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësinë Johannes Hahn, i cili kundërshton idenë e një kampi jashtë portave të BE.
“Gjatë valës së parë të emigrantëve në vitin 2015, unë kam paralajmëruar se vendet në rajon që nuk janë anëtarë të BE-së, mund të kthehen në parking për refugjatët.
Kjo gjë po ndodh edhe këtë herë. Kampe të tilla janë praktikisht të pakonceptueshme, pasi nuk ekziston një ligj i përbashkët europian për azilin. E dini, sot ne kemi 28 ligje të ndryshme të azilit brenda Unionit. BE-ja duhet të pengojë që migrantët të mbyten në rajonin e Ballkanit. Pamjet e 2015-ës nuk duhet të përsëriten”.
Kancelari i Austrisë, vend i cili merr Presidencën e BE më 1 Korrik e renditi si objektiv të rëndësishëm, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Por sipas Brukselit, kampet e refugjatëve do të ishin kundërproduktive ndaj këtij qëllimi, pasi mund të rrezikonin destabilizimin e këtyre vendeve.
Tv Klan